Presidenca ndan 4600 euro për dekorim për festat e fundvitit/(Dokument)

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 dhjetor 2025

Presidenca e Republikës së Kosovës ka ndarë 4600 euro e 1 cent, për dekorim për fundvit.

Kontrata 3-mujore prej 4,600 euro për “Selmans Network”

Kompania Selmans Network ka fituar një kontratë të kategorizuar si “Shërbime”.

Sipas ftesës tenderuese, çmimi i parashikuar ishte 5,000 euro, ndërsa vlera e pranuar e tenderit rezultoi 4,600 euro. Kontrata u nënshkrua dje dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Sipas dokumentacionit, kontrata ka një kohëzgjatje prej 3 muajsh dhe nuk mund të nënkontraktohet.

Scroll to Top