Prattipati takon kryetarët e komunave në veri: ShBA-ja pret qeverisje transparente dhe të barabartë për komunitetet

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 dhjetor 2025

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë takohet me kryetarët e komunave në veri

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar këtë të martë takime me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb.

Gjatë takimeve, Prattipati theksoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjitha komunitetet dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë publike për të shërbyer në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Ambasada vlerësoi angazhimin e liderëve lokalë dhe rëndësinë e promovimit të transparencës dhe efikasitetit në shërbimet publike për të gjithë qytetarët.

Scroll to Top