Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 mars 2025
Posta e Kosovës ka hapur zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Posta e Kosovës hap zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit”, shkruan Manxhuka në Facebook.
Kujtojmë se së fundi institucione dhe biznese të ndryshme kanë hapur pikat e tyre në veri të vendit.