instituti

Policia njofton se kanë ikur dy persona nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë ikur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Për rastin tashmë është njoftuar edhe prokurori.

“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top