Antidroga e Policisë së Kosovës, pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre, ka arrestuar një person sot në orën 13:30 si pjesë e planit “Tregu”, nën dyshimet për shitje dhe abuzim me substanca narkotike.
Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 166.95 gramë marihuanë, qese plastike për paketim dhe një telefon mobil.