Detaje rreth plagosjes në Prishtinë: Policia tha se u sulmua furgoni që transportonte para

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 mars 2025

Sot rreth orës 10:30, Policia e Rajonit të Prishtinës ka marrë informacion për të shtëna me armë në lagjen Veternik, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se rasti ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj personave që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Scroll to Top