Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shkurt 2026
Njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut zbuluan një depo të dyshimtë me armë dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina, Zubin Potok.
Kontrolli i kryer më 10 shkurt rreth orës 23:20 rezultoi me gjetjen dhe sekuestrimin e 6 granatave dore,1 maice dhe 2 këmishave të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësia EOD (për trajtimin e mjeteve shpërthyese), e cila ka tërhequr granatat në mënyrë të sigurt.
Rasti po trajtohet në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar nisjen e procedurës për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri tani nuk ka persona të arrestuar.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 192.
















