Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 mars 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dyshimeve të arsyeshme, kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë.
Si rezultat i bastisjes, policia tha se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike me 29 fishekë.
“Në cilësinë e të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: J. M., 52 vjeçar, dhe pas procedurave i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia raporton se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizua i armës”.


















