Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
18 mars 2025
Policia ka arrestuar sot, katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, në Veri të vendit.
Arrestimi i të dyshuarve me inicialet M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar është bërë pas një pune intensive të hetuesisë nga Stacioni Policor në Mitrovicë të Veriut, të cilët kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur ditën e hënë në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, në Veri të Mitrovicës.
Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe 27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në fund të raportit të policisë.

















