Po e kalonin ilegalisht kufirin në Dobrosin-Stublinë, kapen një grup shtetasish serbë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 prill 2025

Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë, pasi katër shtetas serbë, dy meshkuj dhe dy femra, kishin kaluar ilegalisht kufirin në territorin e Kosovës.

Pas ndalimit, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Nuk dihen ende motivet e hyrjes ilegale në Kosovë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Scroll to Top