Persona të maskuar, me armë grabisin një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 Janar 2025

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”.

“Policia po kryen veprimet e  nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, shtoi ajo

Scroll to Top