Përparim Rama i bindur se do ta mposhte Albin Kurtin në garën për kryetar të Prishtinës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 maj 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka bërë një kërkesë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e ftuar që të kandidojë vetë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme.

Rama u shpreh i bindur se do ta mposhtte në një përballje direkte Kurtin.

“Unë i kisha sygjeru Albin Kurtit që të kandidoj se e di që e don shumë pozitën e kryetarit të Kryeqytetit kështu që mos me shti dikë aty vec me humb me djeg po vetë me kandidu mas mirti, unë mendoj që Albin Kurtit nuk i intereson zhvillimi i kryeqytetit, zhvillimi ekonomik apo urban i një zone, i intereson historia i intereson filozofia kshtu që nuk kam asnjë dyshim se e mundi në Kryeqytet”, tha Rama.

Scroll to Top