Përleshje mes katër personave në Prishtinë, pati edhe të shtëna armësh

Përleshje mes katër personave në Prishtinë, pati edhe të shtëna armësh

Katër persona janë përleshur mes vete në Prishtinë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në këtë përleshje, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj/kosovar janë përleshur në mes veti ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia.

Tutje, në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se katër personat janë arrestuar dhe ka treguar edhe se çfarë ka gjetur në vendin e ngjarjes, përcjell Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar; një armë TT, një karikatorë i zbrazur, pesë predha dhe një qese substancë e dyshuar narkotike”.

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe njeri nga ta i moshës se mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Scroll to Top