Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Procesi i rinumërimit të votave në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka marrë 49.51 për qind të votave, përkatësisht 355 vota, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka siguruar 45.75 për qind ose 328 vota. Në vendin e tretë renditet Gëzim Plakolli nga LDK me 26 vota, ndërsa Qazim Nimani i AAK-së është i fundit me 8 vota.

Duke u bazuar në rezultatet e përgjithshme, epërsinë e mban Faton Peci me 47.96 për qind, ndërsa Tahiri ndjek me 47.60 për qind.Dy kandidatët, Peci dhe Tahiri, do të përballen në **balotazh më 9 nëntor**.Procesi i rinumërimit të votave në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar.Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka marrë 49.51 për qind të votave, përkatësisht 355 vota, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka siguruar 45.75 për qind ose 328 vota, raporton **Reporteri.net**.Në vendin e tretë renditet Gëzim Plakolli nga LDK me 26 vota, ndërsa Qazim Nimani i AAK-së është i fundit me 8 vota.
Duke u bazuar në rezultatet e përgjithshme, epërsinë e mban Faton Peci me 47.96 për qind, ndërsa Tahiri ndjek me 47.60 për qind.Dy kandidatët, Peci dhe Tahiri, do të përballen në balotazh më 9 nëntor.

















