Përfundon procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Në Mitrovicën e Jugut është zhvilluar sot procesi i rifillimit të numërimit të votave, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Procesi u ndërpre të hënën, pas dyshimeve për manipulim me fletëvotime.

Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë penal lidhur me rastin, duke kritikuar mungesën e transparencës nga institucionet përgjegjëse.

Sipas IKD-së, as Prokuroria e Shtetit dhe as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk kanë ofruar deri më tani dëshmi apo sqarime të besueshme për publikun, çka ka krijuar pasiguri dhe ka dëmtuar besimin qytetar në integritetin e procesit zgjedhor.

“Mungesa e komunikimit të qartë dhe e informimit të plotë ka cenuar parimet demokratike mbi të cilat mbështeten zgjedhjet e lira dhe të drejta”, thuhet në reagimin e institutit.

Scroll to Top