Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës, këto janë rezultatet

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

05 mars 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Të martën, më 4 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 187 kutitë e votimit në të cilat ishin të ndara fletëvotimet nga komuna të ndryshme të cilat i takojnë votuesit e regjistruar për votim nga jashtë vendit.

Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët janë publikuar në platformën https://rezultatet2025.net, ku nga votat e dërguara me postë nga jashtë Kosovës më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje – 51.57% ose 31,963 vota, e ndjekur nga LDK – 30.55% ose 18,933 vota, PDK- 9.48% ose 5,878 vota, koalicioni AAK-NIsma – 3.23 % ose 2,000 vota.otat e dërguara me postë nga jashtë Kosovës më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje – 51.57% ose 31,963 vota, e ndjekur nga LDK – 30.55% ose 18,933 vota, PDK- 9.48% ose 5,878 vota, koalicioni AAK-NIsma – 3.23 % ose 2,000 vota.

Scroll to Top