Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 maj 2025
Sot për dy orë hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen nga kamionë të bizneseve të mëdha në Kosovë, të cilat po kundërshtojnë daljen në tregun e lirë energjetik.
Kjo u bë e ditur dje nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilët thonë se tregu i lirë do të dëmtojë bizneset dhe konsumatorët në vend.
Komuna e Prishtinës gjatë së mërkurës ka njoftuar se rrugët që do të mbyllen janë:
Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut (akseset nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti).
Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, konkretisht në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Toëer).
Hyrja nga Podujeva, në lagjen Vranjevc – përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen (bllokohet qasja në drejtim të Podujevës dhe nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviqit).