Pejë: Sekuestrohen një mori armë të ftohta, përfshirë edhe 66 brisqe

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Sot me realizimin e planit operativ “Qarshija e Gjatё” nga policia e Kosovës në Pejë, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё komunёs atje, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” të kësaj komune.

Në një njoftim thuhet se duke u përfillur procedurat ligjore tek tre persona shitës ambulantë janё gjetur dhe sekuestruar: 66 brisqe, pese boksa metalikë, dy revole shkrepsë dhe një shufër metalike.

Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Scroll to Top