Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21 janar 2026
Në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve është rrënuar një objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës, Faton Peci.
Veprimi është zbatuar nga Drejtoria e Inspekcionit Komunal me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.
Kryetari Peci theksoi se nuk do të lejohet asnjë ndërtim i kundërligjshëm dhe se aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe ligjshmërinë në komunë.




















