Peci akuzon sistemin e drejtësisë se i kanë fut “veshët në lesh”/Tjetërsimi i një prone të Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

03 mars 2025

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një shkrimi ka reaguar ndaj sistemit të drejtësisë, duke akuzuar se ky sistem është në shërbim të interesave të ngushta dhe se i ka “veshët në lesh”.

Ai ka ngritur dyshime të rënda për tjetërsimin e një prone të Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë dhe ka kërkuar përgjigje për disa pyetje kyçe lidhur me këtë rast.

Peci thotë se një vit e gjysmë pas marrjes së një vendimi nga Gjykata për masë të përkohshme, prona e ministrisë ende nuk është rikthyer tek institucionet shtetërore.

Ministri ka përmendur edhe rastin e ftesave ndaj kryeministrit Kurti nga ana e prokurorisë.

“Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?”, shkroi ai.

Shkrimi i plotë:

Mirmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë

Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…

Meqenëse vendimet në një system të drejtësisë thirren në emër të popullit, a po i tregoni popullit se:

Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek përsoni fizik? Kur dihet se një që e tillë është e ndaluar me ligj?

Kush është gjyqëtari apo gjyqëtarët që morën një vendim të tillë për tjetërsimin e hapsirës prej 159 metra katror?

Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek përsoni fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?

Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?

Do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetrorë dhe publik.

Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh.

Scroll to Top