PDK zgjedh kryetarin e ri sot: Gara mes Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhajt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 nentor 2025

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbetet pa udhëheqës për një javë, pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetarit Memli Krasniqi, i cili deklaroi se partia ka nevojë për një frymë të re dhe ndryshim drejtues.

Vetëm disa ditë pas largimit të Krasniqit, dy figura të njohura politike, Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj, shpallën kandidaturën për drejtimin e partisë.

Sot, PDK mban Konventën e Përgjithshme, që po zhvillohet më herët se sa ishte parashikuar, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri. Deri tani, Bedri Hamza ka konfirmuar kandidaturën e tij, duke theksuar se është koha për një PDK të bashkuar, që punon për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. “PDK është familja jonë dhe së bashku do të hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Hamza.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj ka ftuar Hamzën për një debat televiziv mes tyre. “E ftoj z. Hamza që të dalim dhe debatojmë javën e ardhshme. Hajde të vendosim një standard të ri”, deklaroi Hoxhaj.

Vendimi për kryetarin e ri të PDK-së pritet të bëhet i ditur sot në orën 17:00.

Scroll to Top