PDK-ja dhe LDK-ja në “luftë” për një deputet: Ulëset në Kuvend duke u bazuar në rezultatet aktuale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 mars 2025

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duket se do të luftojnë deri në fund për një deputet.

Kështu ka bërë të ditur njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi.

Duke u bazuar në rezultatet aktuale, LVV-ja ka 48 deputetë, PDK-ja 24 dhe LDK-ja 20.

Nëse ka ndryshime në votat e radhës, atëherë LDK-ja mund t’ia marrë një deputet PDK-së.

Postimi i plotë i Muharremit, pa ndërhyrje:

Rezultatet e Fundit: Mandati 100 Luhatës.

Rezultatet* e mundshme finale sipas trendit aktual (4 mars 08:30h):

LVV: 42.29% vota dhe 48 Mandate

PDK: 20.96% vota dhe 24 Mandate

LDK: 18.25% vota dhe 20 Mandate

AAK-N: 7.07% vota dhe 8 Mandate

Pakicat/tjera: 11.42% vota dhe 20 Mandate Pakicat

*Këto vlerësime po bëhen në kohë reale dhe ende mund të ndryshojnë deri në fund.

Rezultatet e fundit ;Mandi 100 luhates:

Scroll to Top