Është mbajtur sot mbledhja në Kuvendin e Prishtinës ku në rend të ditës ishte votimi i buxhetit . Megjithatë jo gjithqka shkoi mirë.
Shefi i grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjes.
Sveçla ka thënë se ai do të paraqitet në polici në orën 14:00 për të dhënë shpjegime lidhur me këtë incident.
“Po, jam i ftuar nga Policia e Kosovës në orën 14:00 dhe do të shkoj që të jap deklaratë për këtë rast”, ka thënë ai.