Pas takimit me Kurtin, Berisha: Pa u plotësuar kërkesat nuk e votojmë asnjë qeveri

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

03 prill 2025

Përveç Duda Baljes, Albin Kurti ka takuar edhe Veton Berishën, kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE).

Përveç Duda Baljes, Albin Kurti ka takuar edhe Veton Berishën, kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE).

Më tejë Berisha tha se si parti liberalë egjiptiane do të marrin pjesë në seancën e 15 prillit.

Ai ka thënë se Kurtit ia ka dorëzuar edhe programin e partisë së tij dhe për të kryesorja është fuqizimi i komunitetit egjiptianë në Kosovë.

“Normalisht si parti parlamentare tash, e rikthyer në Kuvend pas katër vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na u kanë bërë si parti. Jemi rikthyer në Kuvend edhe normalisht që kemi qenë në llogari të kryeministrit për me u takua. U takuam, biseduam për një bashkëpunim të mundshëm mes nesh. Normalisht ne si Parti Liberale Egjiptiane për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, që është një nevojë e domosdoshme që me investu në komunitet, ne në parim nuk kemi asnjë vijë të kuqe me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, por askënd në Kosovë.”

Ai ka thënë se kanë pasur edhe takime me partitë opozitare dhe janë të hapur për çdo bashkëpunim.

Scroll to Top