Dita e enjte mund të zbardh me borë. Kështu ka paralajmëruar të mërkurën meteorologu Mendim Rugova.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.
“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depërtojë deri mbi Ballkan, që është emëruar si stuhia ‘Kaitano’ sipas Agjencionit Meteorologjik Spanjoll”, tha ai, për Klan Kosova.
Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte, sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.
“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai.

















