Parashikimi i motit për sot, ditë e hënë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 nentor 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe intervale kohore me diell.

Në Kosovë pritet të kemi mot pa reshje atmosferike. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe lokalisht me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita me vranësira e intervale kohore me diell.

Temperaturat pritet të luhaten nga -1 minimalja deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjell një mëngjes të ftohtë, me mjegull, vranësura të ulëta dhe ngrica lokale. Dita pritet të karakterizohet me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Jugu dhe qendra e Shqipërisë më shumë diellosje, kurse veriu më shumë vranësira. Vonë pasdite dhe në mbemje përsëri shtim i vranësirave në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë ku pritet të fillojnë reshje lokale shiu e në viset malore fjolla bore.

Scroll to Top