Parashikimi i motit për sot

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 Janar 2025

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.

IHMK-ja njofton se në mëngjes mund të ketë mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3° C deri në -1° C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6° C deri në 8° C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Scroll to Top