Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 Janar 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës, teksa temperaturat do të qëndrojnë në minus.
“Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5° C dhe -3° C, ndërsa maksimalet nga -2° C deri në -1° C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”.

















