Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 nentor 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një Njoftim Hidrometeorologjik, duke paralajmëruar rrezik të mundshëm për vërshime në ditët në vijim.
IHMK sqaron se “moti është potencialisht i rrezikshëm”. Edhe pse fenomenet nuk janë të pazakonta, kërkohet kujdes dhe ndërmarrje e masave parandaluese.
Instituti apelon tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin këshillat e mëposhtme:
Informohuni: Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike.
Kujdesi: Shmangni apo praktikoni me kujdes aktivitetet që ju ekspozojnë ndaj rreziqeve meteorologjike.
Parandalimi: Merrni masat e nevojshme për të minimizuar rreziqet e mundshme të vërshimeve

















