Osmani takon Walker në përvjetorin e Reçakut: Mirënjohje e përjetshme për William Walkerin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 janar 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Reçakut, duke u bërë bashkë, si çdo vit, me ambasadorin William Walker.

Ajo theksoi se Walker ishte njeriu që, në orët më të errëta për Kosovën, e tha dhe e mbrojti të vërtetën para botës.

Sipas Presidentes Osmani, ai ishte zëri që e shndërroi dhimbjen e popullit të Kosovës në thirrje për drejtësi ndërkombëtare.

Ajo shprehu mirënjohje të përjetshme për rolin e tij dhe ritheksoi obligimin institucional dhe moral që e vërteta e Masakrës së Reçakut të mos harrohet kurrë.

Scroll to Top