osmani priti ne takim crus

Osmani takon senatorin republikan, Ted Cruz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me senatorin republikan, Ted Cruz.

“Forcimi i partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së ishte në fokus të takimit”, ka shkruar Osmani.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me senatorin republikan Ted Cruz”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani. /Zëri

Scroll to Top