Osmani pritet nga perandori i Japonisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 qershor 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën zyrtare në Japoni.

Osmani sot është pritur nga perandori i Japonisë, ndërsa ka thënë se Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve, transmeton Zeri.info.

“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve”, është shprehur Osmani.

Scroll to Top