Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 qershor 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj, Tamas Sulyok.

Shefja e shtetit të Kosovës atje u prit me nderime ushtarake.

Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, president Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.

Scroll to Top