Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 janar 2026
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga sukseset kryesore të mandatit të saj është rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga rreth 20 shtete, të cilat Serbia kishte pretenduar se kishin tërhequr njohjen.
Në një intervistë në emisionin “Nerv”, Osmani theksoi se e Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e çnjohjes së shteteve, duke shtuar se këto pretendime kanë dëmtuar ndjeshëm imazhin e Kosovës, procesin e njohjeve të reja si dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ajo bëri të ditur se Presidenca ka verifikuar dhe trajtuar të gjitha rastet e pretenduara për çnjohje gjatë pesë viteve të fundit.

















