Osmani- pranon- raportin- për- Kosovën- presidentja- thotë se vendi- ynë- mbetet -e përkushtuar -për- integrim- në- BE

Osmani pranon raportin për Kosovën, presidentja thotë se vendi ynë mbetet i përkushtuar për integrim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi “Raportin për Kosovën 2024” nga Komisioni Evropian.

Sipas njoftimit për media thuhet se raporti i sivjetshëm vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, si dhe identifikon sfida në disa fusha të tjera.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE.

“Në këtë frymë, Osmani u shpreh se zgjerimi i BE-së do të kontribuojë jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Më tej, presidentja deklaroi se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, një element që është theksuar edhe në raport”, thuhet në njoftimin për media.

Scroll to Top