Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së është e pandalshme!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 shkurt 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot përmes një postimi lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo ka theksuar se, pavarësisht sfidave të vazhdueshme, rruga e Kosovës drejt integrimit euroatlantik mbetet e qartë dhe e pakthyeshme.

Osmani ka folur për këto çështje edhe në një intervistë për median britanike Monocle, ku ka nënvizuar angazhimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, si dhe ka theksuar potencialin zhvillimor të vendit dhe perspektivën e tij afatgjatë.

Scroll to Top