ossamiti be ksoovamani

Osmani: Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se, Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Ajo po ashtu ka kërkuar që të respektohet parimi i meritokracisë, duke nisur nga trajtimi i aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE, transmeton Zeri.info.

“Atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

“Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka theksuar Osmani. 

Scroll to Top