Vjosa Osmani ne Budapest

Osmani: Nuk takohem me Vuçiqin, takimet e dialogut kryhen në Bruksel

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Budapest të Hungarisë.

Në konferencën para mediave, ajo ka deklaruar se takimet në kuadër të dialogut zhvillohen në Bruksel.

“Poashtu do të takohem me liderë të shteteve të tjera për të biseduar për lidhjet dhe raportet tona, por edhe për t’iu kërkuar mbështetjen  e tyre për integrimin euro-atlantik të Kosovës”.

“Normalisht ne nuk takohemi. Siç e dini Kosova dhe Serbia takohet në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-j, bisedimet janë duke vazhduar në Bruksel mes kryenegociatorëve, kryesisht në atë se si mund të ecim para në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

Scroll to Top