Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 janar 2026
Kosova është bërë zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë e re ndërkombëtare e lançuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Dokumenti i anëtarësimit u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një ceremonie të mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës, ku po zhvillohen takime të rëndësishme ndërkombëtare.
Para nënshkrimit formal, Osmani dhe Trump shkëmbyen një përshëndetje dhe zhvilluan një bisedë të shkurtër disa sekondëshe. Ceremonia shënoi një hap të ri në angazhimin e Kosovës në nisma globale që synojnë forcimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Sipas organizatorëve, rreth 35 nga 50 shtetet e ftuara kanë nënshkruar marrëveshjen për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, ndërsa vihet re mungesa e nënshkrimit nga aleatët kryesorë të Evropës Perëndimore.


















