Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 mars 2025
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.
“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.