Osmani, Kurti e Konjufca për homazhe në Prekaz

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 mars 2025

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca kanë vendosur buçeta me lule për 27-vjetorin e ngjarjes flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare.

Përveç tyre, homazhe bënë edhe personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.

Scroll to Top