Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 shkurt 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Veprimit të Inteligjencës Artificiale, që zhvilloi punimet në Paris.
Përmes një shkrimi në Facebook, presidentja Osmani thekson se Kosova është në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Sipas saj, teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi.
“Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!”, shkruan më tej ajo.

















