Osmani: KFOR-i, partner kyç në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Siç bëhet e ditur, në këtë takim është diskutuar për sigurinë dhe paqen e vendit

Ky takim erdhi pasi me 3 tetor, Ulutas u rikthye në komandën e KFOR-it.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Ozkan Ulutash dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR.

Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.”

Scroll to Top