Osmani i pret partitë për konsultime sot në orën 14:00

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 qershor 2025

Sot, më 4 qershor, në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim të përbashkët konsultativ me partitë politike.

Ky takim do të mbahet për t’u konsultuar me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Pas takimeve, Osmani do ta bëjë të ditur edhe datën e zgjedhjeve lokale.

Scroll to Top