Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 Janar 2025
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nderuar sot viktimat e masakrës së Reçakut.
Osmani dhe Kurti së bashku kanë vendosur kurora me lule te memoriali në Reçak, në 26-vjetorin e masakrës që ndryshoi edhe historinë e Kosovës.
Përveç personlaitetve politike të vendit, Reçaku sot po vizitohet nga liderë të institucioneve dhe partive të tjera, por edhe qytetarë nga e gjithë Kosova.
Kujtojmë se 26 vjet më parë forcat policore ushtarake, militare e paramilitare serbe kryen aktin e tmerrshëm të masakrës së Reçakut, akt i cili më pas do të cilësohej nga ambasadori William Walker si krim kundër njerëzimit.

















