Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrin Roth

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 mars 2025

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth është dekoruar nga presidentja Osmani me  Medaljen Presidenciale të Meritave.

Në një postim në X, Roth që ka shërbyer si ministër në qeverinë gjermane ka reaguar duke thënë se një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Evropës është në interesin strategjik të saj.

“Kosova na takon neve. Dhe Evropa është e Kosovës. Një Kosovë e lirë, demokratike dhe e pavarur në zemër të Evropës është në interesin tonë strategjik. i dashur popull i Kosovës mund të llogarisni në mua! Miqtë do të jenë miq”, shkroi ai.

Scroll to Top