osmani thirje per dispozita per grate ne ushtri per sa me shume perfshirje

Osmani bën thirrje për dispozita të veçanta në konkurse për gratë: Përfshirja e tyre në ushtri e ulët

Nën organizimin e Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani, është mbajtur konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Nën organizimin e Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani, është mbajtur konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

“Në Kosovë gratë dhe vajzat kanë qenë ato që kanë përjetuar mizorit. 20 mijë është numri i grave të dhunuara. Do të vazhdojmë që të angazhohemi në eliminimin e pengesave që stagnojnë avancimin e grave në Forcë. MB-ja ka krijuar infrastrukturë ligjore që krijon barazi gjinore të barabar për të gjithë. Gratë ushtare sot operojnë në kushte me të mira. Të gjitha masat e ndërmarra janë shtysa dhe inkurajojmë për integrimin e grave në ushtri. Nuk ka dyshim që gratë janë kompetente për të kryet të gjitha detyrat”, ka thënë ai.

Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Christian Nawrat ka thënë: “NATO-ja dëshiron që të promovojë agjendën e grave të paqes dhe sigurisë në të gjitha shtetet. Barazia gjinore dhe kjo agjendë reflekton detyrat dhe prioritetet e Aleancës që janë integrale për paqen. Politika e re e NATO-s i parasheh katër pika, i pari që të fuqizohen lider shqipi për reagim dhe llogaridhënie, i dytë që të rritet numri i grave në vendimmarrje, të mbrohen gratë dhe vajzat nga dhuna”, ka thënë ai. /eo

Scroll to Top