Organizatat e UÇK-së ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në organizimin për epopenë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 skurt 2025

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë. Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve deklaroi se nuk janë të vendosur nëse do të dërgojnë përfaqësues në Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këshill ky i themeluar sot nga Qeverisë së Kosovës.

Jashari tha se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga insititucionet e Kosovës për të rënë dakord lidhur me manifestimin, por edhe nëse ndodhë të kontaktohen nga ministria e mbrojtjes, fillimisht ai tha se do të koordinohen brenda organizatës dhe pastaj do t’i përgjigjen institucioneve gjegjëse sa i përket organizimit të Epopesë së UÇK-së.

Ndryshe, qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Scroll to Top