Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 dhjetor 2025
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan, ku ka mirëpritur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale. Sipas tij, procesi është zhvilluar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës.
Në një njoftim të publikuar nga Zyra e BE-së në Facebook, Orav ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Ai ka ritheksuar se BE-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e realizimit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës.
Ambasadori evropian ka bërë thirrje për angazhim konstruktiv nga të gjitha palët, me qëllim forcimin e funksionimit institucional dhe stabilitetit në veri të vendit.

















