Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 korrik 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka reaguar ndaj reagimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës kundrejt vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi vendimin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale.
Orav përmes një postimi në rrjetin social “X” tha se sulmet ndaj gjyqtarëve individualë pas marrjes së aktvendimit janë të papranueshme.
“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar ai në “X”.
